Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Gjykata rrëzon padinë e kolegjit 'Mehmet Akif' për heqjen e licencës

Gjykata rrëzon padinë e kolegjit 'Mehmet Akif' për heqjen e licencës

10:38, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë për kolegjin ‘Mehmet Akif’. Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin.

Me vendimin e Gjykatës, heqja e licencës së kolegjit mbetet ende në fuqi.

Disa javë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.

Vendimi u mor pas diskutimesh të ashpra në seancën gjyqësore që zgjati një orë e 40 minuta. Nga njëra anë pala kërkuese kolegji “Mehmet Akif Ersoy” pretendon se përmes revokimit të licencës fondacionit po i shkaktohet një dëm shumë i madh jo vetëm financiar, por nga ana tjetër dhe po cenohen të drejtat e nxënësve të kolegjit, një pjesë e të cilëve sikurse pretendoi avokati nuk po shkojnë në shkollë në pritje të vendimmarrjes së gjykatës. Gjithashtu u pretendua se ministria nuk ka pasur arsye që të revokonte licencën sepse shkeljet e konstatuara, problematikat kanë qenë të një natyre të vogël dhe jo aq shqetësuese. Avokati pretendoi se të vetmet shkelje kishin të bënin me dritën në katër klasa që binte nga ana e kundërt e tabelës mësimore dhe së dyti kishte disa shqetësime që lidheshin me palestrën.

Ndërkohë që ministria e Arsimit pretendoi nga ana e saj se revokimi i licencës u bë pas disa kontrolleve të ushtruara dhe inspektimeve në kolegj dhe gjatë kësaj kohe pavarësisht se iu dha kohë nuk u bënë këto ndryshime dhe nuk u plotësuan këto kritere.

Në seancën e parë ishte i ftuar dhe Këshilli i Ministrave si palë e interesuar dhe e domosdoshme përderisa kishte marrë vendimin, por nuk u paraqit asnjë përfaqësues i qeverisë. Interesat e qeverisë shqiptare në këtë proces u mbrojtën nga Avokatja e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco