Policia e Tiranës ka arrestuar 25-vjeçarin me inciale A.S, pasi ishte duke lëvizur me mjetin e tij në kryeqytet me një shpejtësi 190 km/orë.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit dhe gjatë kryerjes së testit me “AquilaScan” rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Mbi 25-vjeçarin rëndon akuza “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Si rezultat i përdorimit të mjeteve inteligjente dhe monitorimit të akseve rrugore 24/7, Policia Rrugore e Tiranës evidentoi dhe goditi rastin e 64-t të drejtimin të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
© SYRI.net