Qëllohet me armë drejt makinës në Shkodër

Qëllohet me armë drejt makinës në Shkodër

10:30, 07/10/2022
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar ka denoncuar në policinë e Shkodrës se është qëlluar më armë në drejtim të makinës së tij.

Ngjarja dyshohet të këtë ndoshur rreth orës 2 të natës në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota", të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco