Nuk ka fatin e Alqi Bllakos/ Gjykata e Lartë le në burg Lefter Kokën

Nuk ka fatin e Alqi Bllakos/ Gjykata e Lartë le në burg Lefter Kokën

09:54, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.

Në këtë mënyrë anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit dhe Pëllumb  Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Vendimi i Gjykatës së Lartë koincidon të jetë marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco