Ish-lojtar i Teutës dhe tutor, kush ishte viktima e aksidentit në autostradë

Ish-lojtar i Teutës dhe tutor, kush ishte viktima e aksidentit në autostradë

09:38, 07/10/2022
A+ Aa A-

Hektor Psatha është viktima e aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të së premtes.

"Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit," thuhet në njoftimin zyrtar.

44-vjeçari, portier tek ekipet e minifutbollit të “Teutës”, ish-lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar u arrestua ne 2017 për prostitucion dhe kokainë.

I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit, raporton Euronews Albania.

Ndërkohë mësohet se 44–vjeçari kishte ditëlindjen dhe dyshohet se mund te ketë kthyer ndonjë gotë çka ka sjellë si pasojë aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco