VIDEO/ Makina përplaset me trafikndarësen në Milot, pjesët e saj godasin mjetin tjetër, 1 e plagosur rëndë

22:24, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në Fushë Milot ku shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip "Ford" me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip" Ford" janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip " Audi" që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip "Ford" me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip" Ford" janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip " Audi" që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco