I zhdukur prej ditësh, gjendet pa shenja jete i moshuari në Fushë-Krujë

I zhdukur prej ditësh, gjendet pa shenja jete i moshuari në Fushë-Krujë

16:44, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një 82-vjeçar me inicialet K. B., banues në Barkanush, të Krujës është gjetur i vdekur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 82-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët. Prej tetë ditësh, i moshuari nuk ka pasur kontakte me familjen e tij. Sot pas kërkimeve të bëra nga policia, trupi i 82-vjeçarit është gjetur i pajetë në Larushk të Fushë-Krujës. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:11, është gjetur në një arë, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. B., 82 vjeç, banues në Barkanush, Krujë. Paraprakisht, dyshohet se 82-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas ishte larguar nga banesa më datë 27.09.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco