Me dy pistoleta gati për qitje, policia kap në flagrancë tre të rinjtë në Durrës

Me dy pistoleta gati për qitje, policia kap në flagrancë tre të rinjtë në Durrës

14:07, 05/10/2022
A+ Aa A-

Tre persona kanë rënë në prangat e polciisë së Durrësit pasi u kapën duke lëvizur me dy armë zjarri pistoleta gati për qitje.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Mbikalimi", u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. N., 24 vjeç, E. B., 22 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco