EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori i krimit

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, arrestohet autori i krimit

13:36, 05/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar 42-vjeçarin Robert Doka, pasi ka plagosur me armë zjarri një person.

Mësohet se 42-vjeçari plagosi me armë zjarri në këmbë Denis Kukën gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI ZYRTAR

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco