GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK apelon vendimin për komisioneren Etleda Çiftja

GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK apelon vendimin për komisioneren Etleda Çiftja

13:29, 05/10/2022
A+ Aa A-

SPAK ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja. GJKKO e shpalli komisioneren të pafajshme me 16 shtator të këtij viti, duke hedhur poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

SPAK kërkon dënimin e anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 2 vjet shërbim prove.

Kujtojmë se në vendimin e GJKKO-së thuhej:“Komisionerja e Vetingut nuk ka falsifikuar dokumente dhe nuk ka refuzuar apo tentuar te fshehë pasurinë”

Në lidhje me këtë vendim, Çiftja u shpreh pas seancës gjyqësore se asnjëherë nuk ka pasur probleme me pasurinë e saj. Sipas saj, SPAK ka bërë punën dhe se gjykata vendosi drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco