Strasburgu godet vetingun/ Vendimi hap rrugën për 37 persona të tjerë

Strasburgu godet vetingun/ Vendimi hap rrugën për 37 persona të tjerë

10:20, 05/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi se procesi i vetingut që solli shkarkimin e prokurorit Besnik Cani nuk ka qenë i drejtë.

Sipas kësaj gjykate, është cenuar e drejta për një proces të rregullt, pasi trupi gjykues që vendosi shkarkimin e Canit nuk ka qenë i krijuar në përputhje me ligjin.

Sipas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por, ish-prokurori Besnik Cani nuk ka qenë i vetmi që i është nënshtruar vetingut ku në përbërje të trupës gjykuese ka qenë Luan Daci.

Gjatë ushtrimit të funksionit si gjyqtar pranë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Daci ka firmën e tij në shkarkimin e 37 gjyqtarëve, prokurorëve apo këshilltarëve ligjorë, ndërsa 8 prej tyre janë konfirmuar në detyrë.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendimin ndaj ish-prokurorit Besnik Cani lë të hapur mundësinë për rigjykimin e çështjeve të ngjashme.

Ndërkohë, totali i të shkarkuarve nga vetingu që janë drejtuar me ankim në Strasburg kalon shifrën 100.

Aktualisht, kjo gjykatë është në pritje të shpalljes së vendimit për ankimet e bëra nga ish-prokuroret Antoneta Sevdari dhe Besa Nikhasani dhe ish-gjyqtari Admir Thanza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco