EMRI/ Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, prangoset 37-vjeçari Foto Ilustruese

EMRI/ Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, prangoset 37-vjeçari

10:15, 05/10/2022
A+ Aa A-

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe kreu 2 herë të tjera të njëjtën vepër penale, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

U arrestua shtetasi Erald Ymeraj banues në Tiranë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe kreu 2 herë të tjera të njëjtën vepër penale, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që vidhte në automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka vjedhur sende të ndryshme personale, në një automjet të parkuar në rrugën "Ismail Qemali" dhe në një automjet të parkuar në rrugën "Besim Imami".

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja". 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco