Motori i vëllezërve Beqiraj u përdor nga killerat që ekzekutuan Manecin

Motori i vëllezërve Beqiraj u përdor nga killerat që ekzekutuan Manecin

10:06, 05/10/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kanë zbuluar në prokurori detaje të reja mbi vrasjen e Manecit në Sukth të Durrësit më 18 maj 2022.

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hita deklaroi dje se dy vëllezërit kishin marrë porosi për vrasjen e Arben Mërkurit, i njohur me pseudonimin Maneci. Ata dyshohet se kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij.

Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi Kevin Zeneli alias Kevin Suçi. Policia thotë se kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje. Dyshohet se motori që udhëtonin dy vëllezërit në momentin kur ka ndodhur dhe përplasja në afërsi të Koxhasit në autostradën Tiranë – Durrës është përdorur nga killerat e Manecit, raporton Ora News.

Pronari i këtij motori është thirrur ditën e hënë, 3 tetor, në Tiranë ku ndodhen për hetim te pandehurit tani dhe është pyetur mbi mjetin dhe pronësinë. Por ai ka deklaruar se mjeti kishte kaluar në 3 duar shitjeje para se të ndodhte vrasja e Manecit. Te tretët që e kishin në perdorim ishin vëllezerit Beqiraj, të cilët rezulton se s’kanë qënë pjesmarres në këtë vrasje.

Rrëmbimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës ka zbuluar një varg krimesh duke çuar në pranga 14 persona. Pesë bashkëpunëtorë janë shpallur në kërkim, ndërkohë që një nga krimet që do kryenin ishte vrasja e Aleksandër Lahos, i njohur edhe si Rrumi i Sukthit. Një tjetër krim i zbardhur është edhe masakra në rrugën "Don Bosko" Tirane, ku sipas policisë është vrarë personi i gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco