Makina përplaset me kamionin në Mat, 5 të plagosur, dy në gjendje të rëndë nisen me helikopter drejt Traumës

Makina përplaset me kamionin në Mat, 5 të plagosur, dy në gjendje të rëndë nisen me helikopter drejt Traumës

09:59, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel - Rrëshen.

Automjet tip "Pasat" është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë.

Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur "Pujkë".

Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin.

Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco