EMRI/ I gjendet kallashnikovi në ambientin që kishte në përdorim, pranga të riut në Gjirokastër

EMRI/ I gjendet kallashnikovi në ambientin që kishte në përdorim, pranga të riut në Gjirokastër

09:27, 05/10/2022
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”, vihet në pranga 25-vjeçari, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Bëhet fjalë për të riun Albion Llakatura.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit automatik.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se një shtetas mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sopoti”, si rezultat i të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., 25 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që ai kishte në përdorim, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco