FOTO/ Pas Tepelenës, një tjetër makinë digjet në Sarandë

FOTO/ Pas Tepelenës, një tjetër makinë digjet në Sarandë

08:42, 05/10/2022
A+ Aa A-

Pas një rasti në Tepelënë një makinë tjetër është djegur në Sarandë.

Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur, rreth ores 02.40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”.

Automjet tip Mercedes-Benz ML me targe AA410IY është djegur në pjesën e përparme të tij.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikesen. Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit.

Si pasojë e flakeve ka marrë zjarr edhe një automjet i parakuar para Benzit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco