Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Digjet makina e policit në Tepelenë

Digjet makina e policit në Tepelenë

08:25, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një makinë ka marrë flakë në Luzat të Tepelenës.

Mjeti ka qenë i parkuar në afërsi të një banese.

Mësohet se është në pronësi të Muharem Gjyli i cili është efektiv policie.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volksëagen Passat", në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco