VIDEO/ Zjarr në një magazinë në Korçë

08:22, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një magazinë me produkte bujqësore në Petrushë, Korçë ka marrë flakë.

2 zjarrfikëse të Pogradecit dhe 1 e Maliqit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Dëmet materiale janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco