Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sulmi seksual i vajzës në Pejë/ Pozhari: Përdhunuesit dënohen më pak se një person që vjedhur pula

22:03, 04/10/2022
A+ Aa A-

I ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, analisti nga Kosova Xhevdet Pozhari ka folur për ngjarjen e rëndë që kanë ndodhur në Pejë ku një vjazë e re u sulmua seksualisht nga një i ri rrugës duke ecur për në shtëpi.

Pozhari: Këto krime sollën reagimin e të gjithëve pasi ky është një rast traumatik për të gjithë ne. Kemi edhe rastin e pak kohëve më parë ku një vajzë 15 vjeçare u përdhunua nga pesë djem dhe ata u dënuan me 8 muaj burg. Lëshime të tilla ligjore, pra ligji nuk vlen i njëjtë për të gjithë. 

Këta pesë përdhunues janë dënuar më pak se një person që ka vjedhur pula. Dikush është dënuar me 10 muaj burg se ka vjedhur pulën e fqinjit. 

Publikimi i videos vjen si një mënyrë e vetme që të ngrihet zëri që të krijohet mbrojtja për vajzat tona.

Kjo video është konsideruar si e turpshme për tu publikuar. Por mos të harrojmë se përdhunimet e grave në Kosovë gjatë luftës nuk janë denoncuar për shkak se gratë viktima nuk kanë pasur guximin të flasin nga rrethanat e mjedisit ku ndodhen pasi ato janë gjykuar si fajtore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco