FOTO - EMRI/ Ky është autori i atentatit në ‘Don Bosko’, vëllezërit Beqiraj e ndihmuan të ikte jashtë

FOTO - EMRI/ Ky është autori i atentatit në ‘Don Bosko’, vëllezërit Beqiraj e ndihmuan të ikte jashtë

15:53, 04/10/2022
A+ Aa A-

Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi është autori I atentatit të ndodhur në “Don Bosko” më 4 janar 2022.

Drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona u qëllua me breshëri automatiku duke lënë të vrarë  Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur të vëllanë, dajën,  kamarierin dhe një person tjetër.

Nëntë muaj më pas policia zbulon se vrasja ishte porositur për llogari të Kasandër Nogës.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj ishin rekrutuar për të kryer vrasjen por kjo nuk ishte kryer nga ata por nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.

Policia e ka shpallur ne kerkim Kevin Zenelin ndërkohë që dy vëllezërit janë arrestuar.

"Shtetasit Indrit dhe Gentian Beqiraj në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.    

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. 

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.   

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco