Sulmet kibernetike, eksperti i teknologjisë Kallanxhi: Hakerat janë akoma në sistem

Sulmet kibernetike, eksperti i teknologjisë Kallanxhi: Hakerat janë akoma në sistem

14:04, 04/10/2022
A+ Aa A-

Hakerimi i sistemeve elektronike shqiptare vazhdon të komentohet dhe analizohet nga prizma të ndryshëm. Ekspertët e teknologjisë janë të përçarë për sa i përket pasojave që këto sulme do të kenë në sistemet shqiptare dhe nëse ato do të mund të rimëkëmbën.

Për ekspertin e teknologjisë Tomi Kallanxhi, i ftuar në studion e ABC Live , hakerat vazhdojnë të qëndrojnë në sistem. Sipas tij hakerat “janë akoma brenda” dhe duke iu referuar raportit të Microsoft ai u shpreh që “ishin dy açounte të komprementuara që kishin akses në TIMS.”

“Hakerat kanë qenë në Root Server, në trurin që komandonte të gjithë serverat e AKSHI-t, janë në një shtëpi, nuk do të thotë që ka vjedhur vetëm një dhomë, por është futur dhe te dhoma tjetër, edhe nëse janë në sistemin tonë, praktikisht nuk e kuptojmë dot”, tha Kallanxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco