Zbardhet masakra e Don Boskos/ Si nisi lufta mes Nogës e Hasanbelliut

Zbardhet masakra e Don Boskos/ Si nisi lufta mes Nogës e Hasanbelliut

12:39, 04/10/2022
A+ Aa A-

Një grup kriminal është goditur këtë të martë në Durrës.

Vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj janë arrestuar nga prokuroria e Durrësit për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur edhe ndryshe si ‘Rrumi’.

Ndërkohë dy vëllezërit kanë pretenduar se për llogari të Kasandër Nogës kishin marrë përsipër të kryenin vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Por nuk kanë arritur që ta kryejnë dhe për të vrarë Hasanbelliun ka shkuar një grup tjetër që kanë vrarë gabimisht kamerierin Erion (Adriatik) Çela dhe plagosën 4 të tjerë.

Hetimi nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente.

Por kush është Kasandro Noga? Ai dyshohet se është arrestuar në qershor në Vjenë, teksa po vinte për në Shqipëri.

Ai akuzohet për atentatin në qendër të Brukselit ndaj shqiptarit Erion Hasanbelliu. Krimi ndodhi përpara një hoteli të njohur, në një zonë këmbësorësh.

"Viktima 43-vjeçare mori plumba në shpinë dhe në të pasme dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën,” shkruanin gazetat belge.

Sipas tyre, Erion Hasanbelliu u qëllua nga shqiptari Kasandro Noga.

‘Lufta’ mes tyre kishte nisur që në vitin 2000, kur Noga u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau babanë e Erionit, Aqifin, bashkë me një mikun e tyre, teksa ishin shtruar në një spital shqiptar. Gjithçka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Çela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbelliut. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Një vit më vonë, Erioni dhe vëllai i tij, Geroni sulmuan me armë një kafene në Antverpë, ku po qëndronte Kasandro Noga me një mikun e tij. Ky i fundit vdiq, por Kasandro mbijetoi, edhe pse i plagosur rëndë.

Autoritetet belge arrestuan Erion Hasanbelliun dhe e ekstraduan në Shqipëri në vitin 2013.

Kasandro Noga ka qenë në gjyq edhe në vitin 2005 për një vrasje tjetër në Belgjikë. Astrit Shpërdheja, 37 vjeç, u qëllua në mes të ditës në një zonë të populluar në Antverpë. Autori ishte me një biçikletë BMX. Megjithatë, akuzat ndaj Nogës u pushuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco