Zbardhet masakra e Don Boskos: Vrasja u urdhërua nga Kasandër Noga

Zbardhet masakra e Don Boskos: Vrasja u urdhërua nga Kasandër Noga

12:17, 04/10/2022
A+ Aa A-

Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të thyejnë heshtjen. Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.

Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.

“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.

Ata nuk e kryen krimin, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.

Kujtojmë se sot në pranga kanë rënë 15 persona, pjesë e një grupi kriminal, që solli dhe zbardhjen e krimit në Don Bosko.

Kujtojmë se Erjon Çela u vra më 4 janar 2022. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër, kur u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco