Aksident në aksin Maminas-Marikaj, makina përplas 3-vjeçarin, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Maminas-Marikaj, makina përplas 3-vjeçarin, shoqërohet drejtuesi i mjetit

18:30, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Maminas-Marikaj. Mësohet se një makinë me drejtues R.B., 43 vjeç, ka përplasur një fëmijë 3-vjeçar.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa gjendja e tij ende nuk bëhet me dije nga autoritetet. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco