Vjedhje dhe grabitje/ Shqiptarin e lodh arratia, dorëzohet te policia italiane

Vjedhje dhe grabitje/ Shqiptarin e lodh arratia, dorëzohet te policia italiane

16:53, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim për vjedhje dhe grabitje është dorëzuar pranë autoriteteve italiane. 

Ai së bashku me disa të mitur ishin kthyer në shqetësim serioz për qytetarët, që përdornin stacionet e trenave në Genoa.

Mediat fqinje raportojnë se grupi drejtohej nga 18-vjeçari shqipar, ndërsa shumë qytetarë italianë kishin rënë pre e kërcënimeve të tyre.

Me anë të thikës, por dhe kërcenimeve të tjera, grupi i të rinjve që drejtohej nga shqiptari u grabisnin qytetarëve sendet me vlerë dhe më pas arratiseshin.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur rrëfen para ushtarëve të radiomobiles Aurisina se është lodhur duke ikur dhe kërkon të dorëzohet.

Në fakt, i riu ishte në kërkim si autor i tre grabitjeve të kryera në stacionin hekurudhor të Genoas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco