Banorët e Laprakës i rikthehen protestave, mijëra familje rrezikojnë të mbeten të pastrehë

16:21, 01/10/2022
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës janë rikthyer sërish në protestë për të kundërshtuar shembjen e pronave të tyre nga projekti i Unazës së Madhe, që rrezikon me mijëra familje të mbeten të pastreha. Kjo situatë ka detyruar disa banorë të emigrojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerët shprehen se protestat do të vijojnë.

Banorë të Laprakës, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë të shemben nga projekti i Unazës së Madhe, kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë. Rreth 654 ndërtesa parashikohet të shemben në këtë zonë, duke lënë në qiell të hapur me mijëra familjarë. Sipas banorëve, pronat po u merren padrejtësisht për shkak të interesave personale të pushtetarëve.

Kjo çështje po shoqërohet edhe me një fenomen social tejet negativ për vendin tonë, siç është shpopullimi. Kjo pasi disa banorë të zonës, të gjendur në këtë situatë, kanë marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga Shqipëria.

Prej më shumë se një viti banorët e Laprakës janë ngritur vazhdimisht në protesta për të kundërshtuar shembjen e pronave të tyre, ndërsa paralajmërojnë se në vijim nuk do t’i ndalin protestat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco