Sarandë/ 11-vjeçarja ra nga ballkoni, u dërgua në spital nga një efektiv policie

15:51, 01/10/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja aksidentale në Sarandë ku një 11-vjeçare ra nga kati i katërt i pallatit.

E mitura u dërgua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Burime bëjnë me dije se e mitura është parë duke rënë nga ballkoni nga një efektiv policie i cili e ka banesën përballë 11-vjeçares.

Ishte efektivi i policisë ai që e mori në duar vajzën dhe e dërgoi në spital ndërsa gjendja e saj ende nuk dihet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco