Në kufi: Policia i sekuestron 14 mijë paund, emigrantit që hyri nga Morina

Në kufi: Policia i sekuestron 14 mijë paund, emigrantit që hyri nga Morina

13:47, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar nga Kosova, emigrant në Angli, ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës pa deklaruar paratë që mbante me vete, 14 mijë paund dhe 2600 euro. Por, ai është zbuluar gjatë kontrollit dhe paratë i janë sekuestruar,

Policia Kufitare në Morinë njoftoi se, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Republikë së Shqipërisë, ka kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin "Porsche", me drejtues shtetasin B. G.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan 14 000 paund dhe 2600 euro të padeklaruara nga 31-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Policisë së Kukësit i referuan materialet në Prokurori dhe tashmë nisi procedimi në gjendje të lirë për  B.G, 31 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco