Mashtrim me TVSH dhe dëm shtetit mbi 3 milionë euro, gjykata merr vendimin

Mashtrim me TVSH dhe dëm shtetit mbi 3 milionë euro, gjykata merr vendimin

13:05, 01/10/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje e masën e sigurisë për personat e akuzuar për mashtrime me skemën e TVSH.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se gjykata vendosi që për katër të akuzuar të mbetet në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, për dy të akuzuar është vendosur masa “Arrest shtëpie”, ndërsa i akuzuar Anxhelo Ruçi ka marrë masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Masat e sigurisë sipas vendimit të gjykatës:

Amarildo Hasrama, vijim i masës së sigurisë “Arrest me burg”

Besim Ruçi, vijim i masës së sigurisë “Arrest me burg”

Anxhelo Ruçi zëvendësimi i masës së sigurisë “Arrest me burg” me “Detyrim paraqitje”.

Bledar Gupe zëvendësim i masës “Arrest me burg” me “Arrest shtëpie”

Xhersi Sulaj zëvendësimi i masës “Arrest me burg” me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Ajet Aluku, vazhdim i masës së sigurisë “Arrest me burg”

Nelit Mihola vazhdim i masës së sigurisë “Arrest me burg”

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës nisi dy ditë më parë hetimet për 13 subjekte me aktivitet të ndryshëm në kryeqytet, pasi dyshohet përmes një skeme mashtrimi me TVSH-në i kanë shkaktuar shteti një dëm ekonomik mbi 3 milion Euro.

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë të përshirë edhe zyrtarë, për të cilët vijon hetimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco