Ndryshime në polici, Durrësi e Dibra më drejtorë të rinj

Ndryshime në polici, Durrësi e Dibra më drejtorë të rinj

10:29, 01/10/2022
A+ Aa A-

Nisin ndryshimet e para në Policinë e Shtetit pas emërimit në krye të uniformave blu të Muhamet Rrumbullakut.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se në krye të policisë së Durrësit është emëruar Skënder Hita, i cili mban gradën drejtues i parë.

Hita, së fundmi drejtonte Policinë e Dibrës, ndërsa më herët ka drejtuar atë të Shkodrës, por ka shërbyer edhe si zv/drejtor për hetimin e krimeve në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër e Lezhë.

Në Dibër, drejtor është emëruar Dhimitraq Ziu, i cili së fundmi ishte zv/drejtor për rendin në Durrës, ndërsa më herët ka qenë Drejtor i Policisë Rrugore dhe zv./drejtor në Tiranë për rendin e sigurinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nik01/10/2022 12:32

Ja çte ben baxhanaku, te ben drejtor me zor.

Shto koment

Denonco