Prokurori italian: Krimi shqiptar, njësh me mafien në Basilicata, Shqipëria prodhuese e madhe e lëndëve narkotike

Prokurori italian: Krimi shqiptar, njësh me mafien në Basilicata, Shqipëria prodhuese e madhe e lëndëve narkotike

10:04, 01/10/2022
A+ Aa A-

Organizata kriminale që u shkatërrua nga Policia italiane në një operacion në jug të Italisë, në Vulture-Melfese kishte automjete që përdorureshin për transportin dhe fshehjen e lëndës narkotike, kishte kanale furnizimi me drogë, kryesisht marihuanë dhe kokainë, të kapura sistematikisht në sheshet e tregtimit në provincën e Foggia-s.

Ajo kishte gjithashtu një rrjet shpërndarësish, rekrutuesish klientësh dhe shitësish me pakicë, të ardhurat e të cilëve riinvestoheshin menjëherë për blerjen e drogës.

Të dhënat dolën nga Prokurori italian Francesco Curcio pas operacionit që u zhvillua në teritorin e Potenza.

“Duket se në të gjithë Basilicita-n ka një prani të krimit shqiptar që është futur plotësisht në qarqet e krimit lukanian – tha prokurori Curcio – Duhet të kihet parasysh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë, përfshirë këtu marihuanën dhe është një udhëkryq për trafikun e kokainës”.

“Armët nuk janë përdorur për veprimtari kriminale, as për të bindur debitorët që të paguajnë, por me siguri kanë qenë objekt i një transaksioni dhe shitjeje të mëvonshme – shpjegoi Francesco Curcio – kjo tregon depërtimin që kjo organizatë kishte në nivel kriminal”.

Operacioni zbuloi gjithashtu një sërë veprimtarish kriminale të furnizimit, ndalimit, shitjes dhe shpërndarjes së drogës, që i atribuohen dy celulave të tjera të vogla, të përbëra nga persona që jetojnë në zonën Vulture-Melfese, njëra prej të cilave është kryesisht familjare.

Në nivel ekonomik, për momentin nuk është e mundur të vlerësohet vëllimi i shitjes, por bëhet fjalë për mijëra shitje të sasive të vogla për konsumatorë individualë.

“Prandaj operacioni ka nxjerrë në pah një ndërthurje të aktiviteteve kriminale, nga narkotrafiku deri te trafiku i automatikëve. Për mendimin tim, kjo është ajo që është më shqetësuese”, përfundoi prokurori Curcio.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco