Dy shqiptarë në krye të paktit të madh mafioz italian për trafikun e drogës: 14 arrestime

Dy shqiptarë në krye të paktit të madh mafioz italian për trafikun e drogës: 14 arrestime

09:41, 01/10/2022
A+ Aa A-

Potenza - Policia italiane shkatërron grupin e trafikantëve të drogës mes Foggiano-s dhe Basilicata-s. Droga me emërtimin "CR7" veçohej si më cilësorja. 14 arrestime. Shfaqen klanet Cassotta, Di Muro dhe Delli Gatti.

Karabinierët italianë kanë shënuar një goditje të fortë kundër 22 të dyshuarve për organizim kriminal që synon trafikimin e paligjshëm të drogës, zhvatjen të rënda me metoda mafioze dhe zotërim armësh automatike të paligjshme".

Pesëmbëdhjetë persona, njëmbëdhjetë në burg dhe katër në arrest shtëpie, u arrestuan nga Karabinierët si pjesë e një operacioni të koordinuar nga Drejtoria e Anti-Mafias e Qarkut të Potenzës dhe që mposhti "një organizatë të përhershme të përkushtuar ndaj aktiviteteve të trafikut të drogës" në Melfi (Potenza). dhe në zonën Vulture-Melfese, në kufi me provincën e Foggia, prej nga vinte droga.

Në krye të organizës, sipas hetuesve, ishte ​​një italian, Enrico Caputo dhe shtetasi me origjinë shqiptare, Ardit Ismaili. Janë zbuluar disa raste të zhvatjes ndaj narkomanëve të falimentuar, të kërcënuar ku është përdorur edhe emri i Alessandro Cassotta, i klanit homonim, i dënuar për organizatë mafioze.

Tri kallashnikovë u zbuluan në dispozicion të Ardit Ismailit dhe Antonino Delli Gatti, që besohet se i përkasin klanit Di Muro - Delli Gatti që vepron në zonën e Melfese. I përfshirë edhe vëllai i tij, Lorenzo Delli Gatti.

Krahas vëllezërve Caputo, Ardit Ismailit, Cassotta dhe Delli Gatti – sipas një njoftimi për shtyp të policisë së Potenzës – masën e paraburgimit në burg , gjyqtari i çështjes e ka urdhëruar edhe për një shqiptar tjetër, Enkeled Sinajn si edhe për Donato Lovecchio. Mario Viglioglia, Mattia Viglioglia dhe Rosario Daniele Monticelli.

Në Vulture-Melfese ka një marrëveshje ndërmjet grupeve kriminale për të mos ndërhyrë te aktiviteti i njera tjetrës, tha prokurori i Potenzës, Francesco Curcio në një konferencë për shtyp.

Curcio iu referua paqes për përfshirjen në operacion të disa anëtarëve të klaneve historike si Cassotta, Di Muro, Delli Gatti që veprojnë në zonën në kufi me Pulian dhe aktualisht "bashkëpunojnë" për trafikun e drogës.

Hetuesit e komandës krahinore të Potenzës theksuan gjithashtu se nga përgjimet rezultoi se të dyshuarit flisnin me njëri-tjetrin për drogë (kokainë dhe marihuanë, mbi të gjitha) duke përdorur edhe referenca futbolli, “si për CR7” si drogë më cilësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco