VIDEO/ Qeni i Antidrogës zbulon 20 kg kokainë në makinë, arrestohet korrieri shqiptar në Foggia

VIDEO/ Qeni i Antidrogës zbulon 20 kg kokainë në makinë, arrestohet korrieri shqiptar në Foggia

09:23, 01/10/2022
A+ Aa A-

20 kilogramë kokainë të pastër u sekuestrua nga policia e Foggia dhe një korrier droge u arrestua gjatë një kontrolli policor kundër trafikut të paligjshëm.

Kur patrulla policore urdhëroi ndalimin e një makine me targa gjermane menjëherë pas daljes në autostradën e Foggia, shoferi, një burrë me origjinë shqiptare, filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe gjatë pyetjes foli për gjëra të pavërteta.

Ndaj, me ardhjen e e një njësie qensh antidrogë, është bërë kontrolli i plotë i makinës dhe iu zbulua një fund i dyfishtë në bagazhin me sistem hapjeje me telekomandë, brenda të cilit fshiheshin blloqet e kokainës.

Droga pas prerjes do të jepte mbi 4 milionë euro në tregun e shpërndarjes së drogës.

Korrieri u arrestua dhe u dërgua në burgun e Foggias për shkak se u akuzua për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës.

Pozita e tij po shqyrtohet nga organi gjyqësor, i cili ka vërtetuar arrestimin me burg. Burri nuk mund të konsiderohet fajtor derisa të jepet një dënim përfundimtar.

Aktiviteti i kryer është pjesë e sistemit të kontrollit të territorit të vendosur çdo ditë nga policia e Komandës Provinciale të Foggia-s për të mbrojtur ligjin dhe për të luftuar fenomenet kriminale të karakterizuara nga rrezikshmëri më e madhe shoqërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco