Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

09:16, 01/10/2022
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Skrapar. I riu kërkohej për kultivim kanabis. Në Shtator të vitit 2020 autoritetet kanë gjetur 205 bimë kanabis, që dyshohet se autor i kultivimit të tyre është 36-vjeçari.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 21.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. L., sepse dyshohet të jetë autori i kultivimit të 205 bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa që janë gjetur në muajin shtator 2020, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kala, Skrapar”, njoftoi policia. 

Sipas asaj që raporton policia, arrestimi i tij u bë në bashkëpunim mes komisariatit të Skraparit me policinë e Beratit pas informacioneve të marra në rrugë operative./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco