VIDEO/ Ky është personi që dyshohet për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

21:32, 30/09/2022
A+ Aa A-

Alpinistja Mrika Nikqi ka bërë të ditur se më 27 shtator është sulmuar seksualisht në një rrugë në qendër të Pejës, kurse policia ka arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Mësohet se personi që e sulmoi seksualisht alpinisten Nikqi, është 25 vjeçari, Flori Beqiraj.

Edhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se ‘me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, është paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur në rrugën ‘Wesli Clark’ në Pejë, një person i panjohur për viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj, duke e prekur ne pjesë të ndryshme të trupit’.

‘Viktima ka arritur që të largohet nga i dyshuari dhe e njëjta ka ardhur në Stacionin Policor në Pejë, e cila deklaron për ngjarjen si më lartë. Policia menjëherë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, dhe pas një pune intensive operativo-hetimore, nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, sot me datë 30.09.2022, është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F.B. i lindur me 1997’.

‘Për të gjitha këto veprime është njoftuar Prokurori i shtetit, ndërsa i dyshuari pas pyetjes të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë’, njofton Policia.

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar sot një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës.

Viktima Mrika Nikqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ‘me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F. B., anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës’.

Babai i alpinistes Mrika Nikqi, Arianit Nikqi, është deklaruar pas videos që e kishte publikuar vajza e tij, në të cilën shihej duke u sulmuar seksualisht nga një person që tashmë është arrestuar.

‘Kuptohet që jam ndier shumë i shqetësuar, por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët’, ka thënë Nikqi, për Klan Kosova.

I pyetur për detaje të tjera lidhur me të dyshuarin dhe me procedimin e rastit, ai tha se nuk mund të prononcohet për momentin për këtë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.

 ‘Për më tepër, nuk mund të prononcohem’, ka përfunduar Nikqi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco