‘Do t’ju ha, do t’ju rrah’, shqiptarja tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi

‘Do t’ju ha, do t’ju rrah’, shqiptarja tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi

16:31, 30/09/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e frikshme është raportuar se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Volos, Greqi.

Një grua shqiptare ka hyrë në një klasë dhe ka kërcënuar me thikë nxënësit.

Mësohet se gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ishte në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët ‘do t’ju ha, do t’ju rrah, megjithatë nuk kishte sende të rrezikshme me vete.

Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

Gruaja, në delirin e saj përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte. Megjithatë, ajo nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

Siç u bë e ditur nga mediat greke, 42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën në fjalë, por dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë.

Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i pavullnetshëm në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco