Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

EMRAT/ ‘3 emigrantë në makinë’, arrestohen në flagrancë 2 persona në aksin Tepelenë-Fier

EMRAT/ ‘3 emigrantë në makinë’, arrestohen në flagrancë 2 persona në aksin Tepelenë-Fier

13:29, 30/09/2022
A+ Aa A-

Shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë dy persona pasi ishin duke transportuar tre emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas burimeve për SYRI-n mësohet se shtetasit e arrestuar janë Hajdi Deda, 26 vjeç banues në Tiranë dhe Ernest Kuqi 32 vjeç banues në Durrës.

Njoftimi i policisë/ Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kafaraj", për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kapën në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Kafaraj", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- H. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, duke transportuar me automjetin tip "Audi", 3 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.       

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco