Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ ‘Çmontohet’ grupi i trafikimit të drogës dhe armëve në Itali, drejtuesi i bandës një shqiptar

EMRI/ ‘Çmontohet’ grupi i trafikimit të drogës dhe armëve në Itali, drejtuesi i bandës një shqiptar

13:23, 30/09/2022
A+ Aa A-

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia italiane ka çmontuar aktivitetin e një bande kriminale të dedikuar në tregtimin e drogës në zonën Foggia-Potenza.

Me urdhër të Prokurorisë së Antimafias janë ekzekutuar 22 masa sigurie, 11 me burg, 4 arrest shtëpie, 1 ndalim qëndrimi në Puglia dhe 6 detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore, ku në krye të grupit qëndronte shqiptari Ardit Ismaili së bashku me italianin Enrico Caputo..

Hetimet bënë të mundur grumbullimin e të dhënave në lidhje me ekzistencën dhe funksionimin, në Bashkinë Melfi dhe në të gjithë zonën Vulture-Melfese, të një organizate të përhershme të dedikuar për trafikun e drogës dhe disponueshmërinë e armëve të luftës, veçanërisht të tre kallashnikovëve.

Grupi shpërndante drogë, kryesisht marijuanë dhe kokainë në sheshet e provincës së Foggia.

Banda kishin në dispozicion një  rrjet personash, të ngarkuar me gjetjen e klientëve dhe shitjet me pakicë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco