Konsumuan vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona nga policia

Konsumuan vepra të ndryshme penale, arrestohen 5 persona nga policia

12:28, 30/09/2022
A+ Aa A-

5 shtetas kanë përfunduar ditën e sotme në prangat e policisë së shtetit.

Mësohet se të arrestuarit janë të dyshuar për disa vepra penale që nga dhuna në familje, goditje për shkak të detyrës dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Dhuna në familje".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. H., 21 vjeç (vëllai i 33-vjeçarit), pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, në një lokal, në rrugën "Myrtezim Këlliçi".   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen L. G., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco