Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Lezhë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Lezhë

10:00, 30/09/2022
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka arritur të finalizoi me sukses operacionin e koduar Autostrada ku si pasojë u goditën dy 2 raste të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia ka arrestuar në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Kosovë dhe J. L., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Evidentohen dhe goditen brenda 24 orëve, 2 raste të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Autostrada".

Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë.

✅️Transportonte 6 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, shoqërohej dhe ruhej nga një automjet tjetër për të kryer këtë aktivitet kriminal, vihet në pranga 26-vjeçari. Arrestohet edhe drejtuesi i automjetit shoqërues.

✅️Evidentohen duke transportuar me autobus emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, procedohen në gjendje të lirë shoferi dhe faturinoja.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Autostrada".

- Në autostradën “Milot – Morinë”, në Thirrë, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndaluar 2 automjete dhe pas kontrollit të ushtruar në secilin prej tyre, kanë gjetur, në njërin prej tyre, 6 emigrantë nga vendet e treta MENA, të cilët po transportoheshin kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjatë kontrollit në automjetin tjetër nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Në këtë automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi J. L., i cili shoqëronte dhe ruante automjetin me emigrantë. 

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë të 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit B. M., 26 vjeç, banues në Kosovë dhe J. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për vepren penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

-Në vijim të operacionit “Autostrada”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, pas disa orësh, është evidentuar dhe goditur një rast tjetër i transportimit të emigrantëve kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Fang, Mirditë, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Tiranë – Prishtinë”, janë gjetur 2 emigrantë nga vendet e treta MENA.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht shtetasit B. I., 54 vjeç dhe I. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, shofer dhe faturino të këtij autobusi, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco