‘Kujdes me makinën se gomat nuk i ka mirë…’/ Si e njoftonte policja 22-vjeçare ‘Eskon’ për aksionet e policisë greke

‘Kujdes me makinën se gomat nuk i ka mirë…’/ Si e njoftonte policja 22-vjeçare ‘Eskon’ për aksionet e policisë greke

09:57, 30/09/2022
A+ Aa A-

Në skuadrën kriminale që ka tronditur Athinën prej disa ditësh, përveç Esmin Ferhatit që është konsideruar si kreu i grupit kriminal dhe të vajzës greke, që pretendohet se është informatorë e tyre prej më shumë se një vit.

Dje, Policia greke ka publikuar dy biseda, të nxjerra nga përgjimet e shumta të grupeve kriminale, që kishin gjetur strehim në qytezën studentore në një nga lagjet më të njohura të Athinës.

Përgjatë hetimeve dhe përgjimeve mësohet se në grupin kriminal të shqiptarit, gjendet edhe vëllai i tij, dy vite më i vogël, Ermin Ferhati, ndonëse ende nuk dihet nëse është mes 32 personave të arrestuar, që për Policinë greke iu përkasin tri grupeve kriminale.

Gjeorgjia, vajza greke që priste të bëhej police këto ditë, mësohet se është në lidhje dashurie me djalin që në bandë quhet Xhulio dhe sipas hetimeve konsiderohet si krahu i djathtë i Eskos, pseudonimi i Esmin Ferhatit.

Ajo, sipas përgjimeve të policisë ka dekonspiruar një megaoperacion, që është përgatitur për ndërhyrje në janarin e këtij viti në të njëjtën zonë. Policia pretendon që e dinte se grupe të fuqishme kriminale strehoheshin në zonën e universitetit dhe në godinat e vjetra të tij.

Përgjimet

Përfshirja e 22-vjeçares greke, e cila ishte oficere Policie në provë dhe do të kryente betimin këtë fundjavë në strukturat e policisë së Athinës, në bandën e 30- vjeçarit shqiptar, Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga një tjetër efektive greke gjatë aksionit në Universitetin Politeknik të Athinës, duket të jetë më e madhe seç mendohej.

Duke qenë se 22- vjeçarja Gjeorgjia ishte në një lidhje dashurie me “Xhulion”, krahun e djathtë të “Eskos”, grupi i grabitësve shqiptarë e shfrytëzonte atë për të marrë informacione nga aksionet që parashikoheshin të ndodhnin për kapjen e tyre.

“Esko” i ngarkuar me 5 çështje penale mbi supe dhe në kërkim veçanërisht për grabitjen 300 mijë euro të pajisjeve të universiteti “Zografou” dhe rrëmbimin e djalit të një gazetari, i kishte “shpatullat” e mbrojtura nga 22-vjeçarja, pavarësisht se ka qenë në monitorim nga 11 korriku 2021.

Kështu nga tabulatet telefonike të zbardhura nga media greke, policja 22-vjeçare në rastin e një aksioni të përgatitur për të goditur bandën, komunikon në telefon me partnerin e saj Xhulio, të njohur me emrin e pagëzimit grek “Vasili” për t’ia sqaruar me kode se policia u ishte qepur pas.

Siç raportohet në datën 28 janar 2022, e reja greke njofton në mënyrë të koduar kriminelin Vasilis se një operacion policor është i pashmangshëm.

Duke pasur parasysh fshehjen dhe qëndrimin thuajse të përditshëm të “Eskos” apo të dashurit të polices praktikante greke, “Xhulios” në zonën e universitetit dhe konkretisht në dhoma të ndryshme të rezidencave studentore të Politeknikut të Athinës, i lartpërmenduri është pikasur sërish nga oficerët e Policisë së shërbimit më datë 28.01.2022 në orën 19:30, duke hyrë vetëm në një pallat në rrugën ‘Papagou’, ku jeton familja e tij.

Rreth orës 21:30 oficerë të strukturës OPKE shkuan në Komisariatin e Policisë në “Zografou” për të përgatitur forcat për një operacion të ardhshëm për arrestimin e të arratisurit Esmin Ferhati.

Në atë kohë, 22- vjeçarja greke ishte një punonjëse e provës në komisariatin e “Zografou”. Në orën 00:02 të datës 29 janar 2022, punonjësja praktikante e Policisë ka kontaktuar me telefon me Vasilin dhe nga biseda rezulton se ajo e ka informuar me terminologji të koduar se “Esko” po monitorohej nga autoritetet policore.

Biseda

Në bisedën me numër a/ a 2356 në cd 41 “Vasili” citohet ky fragment bisede:

Vasil: Hajde, fol. Gjeorgjia: Të të them çfarë po bën?

Vasili: Këtu jemi ulur po na çmendin …kush është ai? Përshëndetje.

Gjeorgjia: E mbani mend atëherë që shkuam në karting dhe Aju ishte gjithashtu atje?

Vasili: Po Gjeorgjia.

Vasili: Dhe a do të vinte edhe shoku i tij, Janis?

Gjeorgjia: Janis është.

Shoku i Vasilit: Cili Janis është shoku i tij?

Gjeorgjia: Shoku i tij Janis!

Vasili: aa

Gjeorgjia: U largua apo është këtu?

Vasili: Nuk e di pse?

Gjeorgjia: Eh, të kesh kujdes me makinën. Sepse ti më the qe nuk ka goma të mira. Gjashtë minuta më vonë, në orën 00:08 të datës 29 janar, pas telefonatës me oficerin e Policisë në provë, Vasili kontakton vëllain e “Escos” dhe e informon për operacionin e autoriteteve policore.

Vasili: Hajde, burrë ku je?

Vëllai i “Eskos”: Eja këtu lart, ti?

Vasili: Ku?

b: Këtu te porta!

Vasili: E bukur, bukur. Unë dua të them se ku jeni

Vëllai i “Eskos“: Ku jeni?

Vasili: Nëse je te porta, ulu atje dhe unë do të zbres atje poshtë.

Vëllai i “Eskos“: Hajde pafshim.

Vasili: Ok, pafshim.

Në orën 00:15, Vasili “ka shkuar te porta e kampusit dhe pasi kanë biseduar me Esmin Ferhatin janë futur në kampus ku kanë humbur gjurmët”.

Menjëherë dhe pothuajse në të njëjtën kohë “Esko” është larguar me vrap nga shtëpia, pasi vendi është vëzhguar fillimisht nga ‘Atzou’ dhe një person tjetër i panjohur para mbërritjes së forcave të Policisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco