Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Familja Leka në qiell të hapur, apel për ndihmë në Syri Tv: Asnjë institucion nuk na ndihmon

17:06, 29/09/2022
A+ Aa A-

Familja e 70-vjeçares Violeta Muçi, e cila humbi jetën pas rënies së zjarrit në banesë, apelon për ndihmë në Syri Televizion, pasi banesa është e pabanueshme. Klaudeta Lekaj, shprehet se asnjë institucion nuk i është gjendur pranë familjes, ndërsa kërkon ndihmë për rikonstruksionin e shtëpisë.

Pasi flakët e zjarrit i morën jetën Violeta Muçit, katër anëtarët e familjes Lekaj tashmë do t’u duhet të përballen me faktit se në prag të dimrit të acartë kanë mbetur në qiell të hapur.

Banesa ka marrë dëme të konsiderueshme nga flakët e zjarrit ku janë dëmtuar dyer e dritare dhe nevoja për një rikonstruksion është emergjente.

Pamjet që sjell Syri Tv nga banesa e familjes Lekaj, nuk kanë nevojë për koment, ndërkohë asnjë institucion shtetëror nuk është gjendur pranë kësaj familjeje.

Në një intervistë për gazetaren e Syri.Tv, Bleona Sari, Klaudeta tregon se në banesë nuk ka mbetur më asgjë. Ajo thotë se prej 1 jave pas ngjarjes bashkë me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e saj po flejnë në oborr.

Ndërkohë të vetmit që i kanë ardhur në ndihmë janë fqinjët dhe kolegët e punës. Në këto kushte e reja shprehet se është e pamundur të jetohet  dhe bën apel për ndihmë dhe mbështetje, pasi asnjë institucion nuk i ka hapur dyert për ta ndihmuar.

Violeta Muçi humbi jetën në banesën e saj në kryeqytet, e cila u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 22 shtatorit. E moshuara ishte e vetme në banesë në momentin që ra zjarri dhe nuk ka mundur të dalë jashtë, ku si pasojë e asfiksisë ndërroi jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco