‘Shfryhet’ operacioni në burgun e Fierit, lirohen 18 punonjësit e akuzuar për veprimtari të paligjshme

‘Shfryhet’ operacioni në burgun e Fierit, lirohen 18 punonjësit e akuzuar për veprimtari të paligjshme

15:48, 29/09/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për punonjësit e burgut të Fierit. Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitjeje ndaj zyrtarëve dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe disa shtetas të tjere të dënuar, këta shtetas kanë kryer veprimtari të paligjshme.

Gjithsej janë konstatuar gjithsej 54 shkelje. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje. Këtu përfshihen sektore si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore.

Nga hetimet është konstatuar se shkeljet kanë të bëjnë me favorizimet për dhënien e amnistisë, dhënie shtesë e ditëve të punës, vlerësime fiktive për sjellje të mirë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco