Gazetari: Policia e shpalli qëllimisht në kërkim të vdekurin për të pushuar hetimet

Gazetari: Policia e shpalli qëllimisht në kërkim të vdekurin për të pushuar hetimet

14:18, 29/09/2022
A+ Aa A-

Me zhurmë të madhe policia ditën e djeshme tha se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 20 prill të këtij viti Lushnje ku u bë një atentat i dështuar ndaj Kujtim Metës. Sipas policisë autor i kësaj ngjarja është identifikuar Dorian Shurdhi i cili u shpall në kërkim policore, pas 6 muajsh pas ngjarjes së ndodhur në Lushnje.

Por gazetari Artan Hoxha, tha sot në ABC LIVE, se Dorian Shurdhi ka vdekur në një spital në Belgjikë një ditë para se policia shqiptare të shpallte në kërkim. Ai u shpreh se autoritet shqiptarë e kanë shpallur në kërkim Dorian Shurdhin për të pushuar hetimet, për shkak se nuk vijohen pasi ai ka ndërruar jetë.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar” tha Hoxha.

Duke u ndalur tek vdekja e Dorian Shurdhit, Artan Hoxha theksoi se Shurdhi ka ndërruar jetë pas 20 ditësh në koma në një spital në Belgjikë. Sipas Hoxhës, Shurdhi ka konsumuar mbi dozë lëndësh narkotike kjo ka sjellë edhe rënien e tij në koma dhe më pas vdekjen e 29-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja më 20 prill

44-vjeçari Kujtim Meta ra pre e një atentati në Lushnjë, teksa po pinte kafe në një lokal dhe u qëllua me 2 plumba në bark. Meta ka qenë i vetëm në tavolinë, kur një person ka zbritur nga makina pak metra larg lokalit, ka ecur në këmbë dhe është futur brenda në lokal duke qëlluar në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes ka qenë vetëm pronari i lokalit, i cili tregoi atentatori mbante të veshur një maskë të zezë në kokë dhe u ndihmua nga një person tjetër për t’u larguar me makinë nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco