'Ushtroi dhunë ndaj gruas', arrestohet 42 vjeçari në Dibër

'Ushtroi dhunë ndaj gruas', arrestohet 42 vjeçari në Dibër

14:16, 29/09/2022
A+ Aa A-

Një 42 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Dibër

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vazjës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

__

Mat/ Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur si dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet e fshehur në trup një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco