Shqiptari vrau mësuesen britanike, babai udhëton drejt Londrës për ta takuar, Koçi nuk del nga qelia

Shqiptari vrau mësuesen britanike, babai udhëton drejt Londrës për ta takuar, Koçi nuk del nga qelia

11:06, 29/09/2022
A+ Aa A-

Babai i vrasësit të Sabina Nessa i është lutur djalit të tij të rrëfejë se përse e kreu vrasjen. 

“The Mirror”, shkruan se i ati i të dënuarit, 71-vjeçari Bashkim Selamaj, ka udhëtuar për herë të dytë drejt  burgut ku djali i tij vuan dënimin për t'i kërkuar atij të tregojë se përse e ka bërë vrasjen, por ky i fundit ka refuzuar të dalë nga qelia për të takuar babain. 

I moshuari ka treguar se djalit i ka ardhur turp ndaj nuk doli ta takonte.

“Koçi ka karakter të fortë. Ai e ka kuptuar se çfarë ka bërë dhe i vjen turp nga vetja. Turpi e bën atë mos të më takojë mua apo motrën e tij, e cila gjithashtu ka tentuar ta takojë. Ai nuk do të më thotë se pse e vrau atë vajzë. Unë dua ta dëgjoj nga ai se pse e bëri”, është shprehur i ati i të dënuarit.

Babai i të dënuarit shprehet se vrasja e 28-vjeçares ka shkaktuar një tragjedi të madhe në familjen e tij. Ai thotë se ndien dhimbje për vdekjen e mësueses së re, e po ashtu për djalin e tij, i cili nuk dëshiron ta takojë që prej 12 muajsh.

“Vrasja e Sabinës ka qenë një tragjedi për familjen e saj. Ne akoma nuk e besojmë se si djali jonë u përfshi në vrasjen e saj. Çfarë ndodhi vitin e kaluar ka shkaktuar një tjetër tragjedi në familjen tonë. Unë jam i moshuar, vuaj nga sëmundje të shumta dhe jam operuar në kokë disa vite më parë. Ndiej dhimbje të thellë që Sabina humbi jetën dhe po ashtu ndiej dhimbje për djalin tim i cili ka 12 muaj që nuk do të flasë me ne. I kam dërguar shumë letra, por s’më është përgjigjur. Kam shkuar dy herë në Londër. Kam shkuar dy herë në Belmarsh. Në të dyja herët ishte e njëjta histori. Rojet i kërkuan të dilte të më takonte. Të dyja herët ka refuzuar”, është shprehur i ati i të dënuarit.

Në shtator të vitit 2021 në Britani, kur 28-vjeçarja Sabina Nessa u gjet e vrarë në lindje të Londrës. Në trupin e saj u gjetën shenja dhune dhe mbytjeje. Për vrasjen e 28-vjeçares është dënuar me burgim të përjetshëm Koçi Selamaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco