Si u bë Universiteti Politeknik i Athinës një strofkë kriminelësh. Roli i shqiptarit dhe të dashurës së tij praktikante në polici

Si u bë Universiteti Politeknik i Athinës një strofkë kriminelësh. Roli i shqiptarit dhe të dashurës së tij praktikante në polici

08:44, 29/09/2022
A+ Aa A-

Miti që ai kishte ndërtuar gjatë pesë viteve të fundit, rreth emrit të tij “Esko”, e lejoi atë të rekrutonte dhe të kontrollonte të rinjtë që kishin një histori dhune, si dhe ish të burgosur, duke krijuar një rrjet labirint organizatash që funksiononin në forma e kontejnerëve komunikues.

Nuk është rastësi që tre banditë shqiptarë që ndodheshin rreth tij, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pas gati dhjetë vitesh burg, për pjesëmarrje në bandën e egër të përdhunuesve që vepronin në periferitë jugore. Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga banesat e studentëve në të gjithë pellgun. Por ajo që paraqet shumë interes është roli i 30-vjeçarit shqiptar, pasi po hetohet mundësia që ai të jetë ‘pronari’ i vërtetë i të paktën tre bizneseve në Athinë.

Mediat greke raportojnë se tre bandat e kishin shndërruar Universitetin Politeknik në një fole kriminelësh mizorë, ndërkohë që policia e Athinës po heton për disa grabitje që nuk janë zbardhur ende. Hapi i parë në këtë drejtim janë rezultatet e testeve balistike mbi armët e gjetura. Ndërkohë, hapi i dytë janë zbardhja e tabulateve të telefonave celularë të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në të njëjtën kohë po hetohen kontaktet e 22-vjeçares, që ishte duke bërë praktikën në departamentin Zografou, e cila “dogji” dy operacione policore duke iu dhënë informacion bandave nëpërmjet partnerit të saj shqiptar, për forcat e policisë dhe lëvizjet e tyre. Po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së personave të tjerë në “shërbimin inteligjent” të organizatave kriminale, si dhe mundësia që ata të kenë fshehur aratim të rëndë në Universitetin Politeknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco