Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestohet i riu në Gjilan, bashkëpunonte me serben për prostitucion, i gjente klientë...

Arrestohet i riu në Gjilan, bashkëpunonte me serben për prostitucion, i gjente klientë...

08:30, 29/09/2022
A+ Aa A-

Një i ri nga Gjilani ka rënë në prangat e policisë, pasi ka bashkëpunuar me një shtetase serbe për prostitucion. Sipas medieve kosovare 28-vjeçari nga Gjilani i ka gjetur kliente serbes për 7 muaj.

I arrestuari është identifikuar me emrin Etrit Jashari, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Jashari, i cili jeton në Gjilan dhe është pronar i një lokali dyshohet se ka kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion” nga muaji maj deri në muajin shtator, në motelin “Dardania” në Gjilan.

Në kërkesën për paraburgim thuhet se i dyshuari Jashari, me qëllim të përfitimit të tij material, merrej me veprimtari të kundërligjshme të mundësimit ose detyrimit në prostitucion, me ç’rast i njëjti i ka mundësuar të dyshuarës Nadikana Gudinci, që të ofrojë shërbime seksuale me pagesë në shumë prej 60€.

I dyshuari Jashari, sipas informacioneve të Sinjalit ka të kaluar kriminale, historik ky që është marrë bazë nga Prokuroria si arsyetim që i njëjti duhet të dërgohet në paraburgim, sepse mund të ndikojë të Gudinci dhe te dëshmitarët e tjera, duke penguar kështu rrjedhën normale në këtë rast penal.

Kjo kërkesë e Prokurorisë është aprovuar nga Gjykata, me ç’rast Gjyqtari i procedurës paraprake ia ka caktuar Jasharit masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco