VIDEO – SYRI TV/ Aksidenti me vdekje i Lule Dedajt, policia nuk ka identifikuar autorin

13:58, 27/09/2022
A+ Aa A-

Tre ditë pas aksidentit fatal ku humbi jetën Lule Dedaj, policia e Kurbinit ende nuk ka gjetur shoferin që përplasi për vdekje 54-vjeçaren. Motra e viktimës kërkon nga policia zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autorit të kërkojë falje.

Syri TV

Aksidenti i tre ditëve më parë në superstradën Laç-Fushë Krujë, ku humbi jetën 54-vjeçarja Lule Deda, vijon të mbetet pa autor. Policia e Lezhës thotë se ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugë, por deri më tani nuk ka identifikuar shoferin që i mori jetën 54-vjeçares.

E motra e viktimës, Leonarda Deda, kërkon që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa autorit i kërkon që së paku të kërkojë falje, pas largimit nga vendi i ngjarjes.

54-vjeçarja Lule Dedaj u përplas për vdekje nga një automjet, teksa ishte duke kaluar trafikndarëset në autostradën Laç- Fushë Krujë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco