‘Mjeshtri i arratisjeve’, Gramoz Rexhepi në liri/ Prej muajit janar policia ekuadoriane nuk ka asnjë informacion rreth tij

‘Mjeshtri i arratisjeve’, Gramoz Rexhepi në liri/ Prej muajit janar policia ekuadoriane nuk ka asnjë informacion rreth tij

13:18, 27/09/2022
A+ Aa A-

I lënë në liri me kusht, Gramoz (Dritan) Rexhepi, që prej janarit të këtij viti ka humbur gjurmët nga policia ekuadoriane, nga ku duhej të paraqitej sipas rregullave të vendit.

Të dhënat për “arratisjen” e radhës së mjeshtrit të arratisjeve e ka bërë me dije media britanike, e cila ka sjellë detaje të rëndësishme se si funksionojnë grupet shqiptare të trafikut të kokainës në qytetin port të Guayaquilit në këtë shtet. E ndërkohë që në vendin tonë ndaj tij janë hedhur një mori akuzash që datojnë më shumë se dy dekada, Gramoz Rexhepi ka të hapur llogari në një sërë vendet të BE-së, pasi është arrestuar dhe arratisur disa herë.

Për herë të fundit emri i tij u lakua për ngjarjen më të rëndë kriminale të dekadës së fundit ku u rrëmbye, vra dh u zhduk Jan Prenga, për të cilin Rexhepi u tha se hyri dorëzanë që ai të mos vritej, ndërkohë që ishte grabitur një sasi e madhe kokaine në Angli. Për këtë grabitje u akuzua vëllai i shënjestrës së arrestimit, ndërkohë që Gramozi, nën emrin identifikues Lulzim Murataj, u tha se ishte edhe personi që porositi hakmarrjen deri në momentin që të kthehej malli i grabitur.

Në kohën kur Rexhepi mendohet që ka humbur gjurmët dhe nuk është parë më nga policia dhe autoritetet vendase në Guayaquili ndodhi një vrasje tipike mafioze, ku u tha se viktima ishte një eksponent i rëndësishëm i trafikut të kokainës nga porti ekuadorian drejt atij të Roterdamit në Holandë. Media britanike ka hedhur dritë mbi një sërë ngjarjesh që mbajnë vulën e mafies shqiptare të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt BE-së.

“The Telegraph”

Trafikantët kanë filluar të lidhin drogën në trupat e anijeve të ankoruara në porte dhe Policia është detyruar të trajnojë kapitenët e anijeve për t’i zbuluar ato paraprakisht. Shumica e kontejnerëve që largohen nga Guayaquil mbërrijnë në Antverp në Belgjikë ose Roterdam në Holandë, ku zyrtarëve të doganës thuhet se u ofrohen dhjetëra mijëra euro për të mbyllur një sy.

Ai përfaqëson një ndryshim të madh, me pjesën më të madhe të kokainës që arrinte më parë në portet e Evropës Jugore të kontrolluara nga bandat spanjolle dhe mafia italiane. Portet e veriut i afrojnë shqiptarët me tregjet më fitimprurëse, përfshirë Britaninë e Madhe. Autoritetet belge në Antverp thonë se një rekord 90 ton kokainë, me vlerë 13 miliardë euro, u kapën në port vitin e kaluar. Ekspertët besojnë se shqiptarët punojnë si një rrjet i lirshëm dhe jo si një bandë nga lart-poshtë me një figurë drejtuese. Por rritja e pasurisë ka shkaktuar fërkime. Pesë vrasjet e shqiptarëve në Guayaquil në vitet e fundit janë rezultat i rivaliteteve të brendshme, besojnë prokurorët.

Dritan Rexhepi është një nga organizatorët më të mëdhenj kriminalë të Shqipërisë në Ekuador dhe njihet për trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe, duke porositur një pjesë të madhe të punës së tij nga pas hekurave. Në vitin 2020, ai kërkoi të lante hesapet kundër një gangsteri rival shqiptar në Britani, Ndrek Prenga, të cilin e kishte akuzuar se i kishte vjedhur një nga dërgesat.

Ai mësohet se ka organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të vëllait të Prengës në Shqipëri, Jani Prenga. Në nëntor të vitit të kaluar, Rexhepi u lirua me kusht nga burgu për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, pavarësisht se konsiderohej si rrezik ikje. 39-vjeçarit iu tha që të paraqitej tek autoritetet çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027, por dokumentet e gjykatës, të siguruara nga “The Telegraph”, tregojnë se që nga janari i këtij viti ai nuk është paraqitur.

Avokati i tij në Ekuador u qëllua dhe u vra në prill të vitit të kaluar. Në Mbretërinë e Bashkuar, kokaina me origjinë shqiptare hyn përmes porteve të Harëich ose Tilbury në Essex, dhe Immigham dhe Hull përgjatë lumit Humber. Pjesa më e madhe e saj mendohet të gjejë rrugën e saj në duart e Hellbanianz, një bandë me rrënjë në Barking, në lindje të Londrës, e cila rekruton tregtarë të rinj në mediat sociale me premtimin e “Ferrari”-t, ora “Rolex” ari dhe kartëmonedha 50 £. Në qytetin bregdetar të Grimsby në Veri Lindore Lincolnshire, tregtarët vendas i thanë The Telegraph se bandat shqiptare kanë krijuar një rrjet dyqanesh dhe berberësh nga të cilët mund të shesin drogën e tyre. Telegrafi gjeti gangsterë shqiptarë duke u ofruar hua në formën e parave të gatshme dhe drogës për adoleshentët. Kur këto nuk mund të kthehen, përdoruesit vulnerabël detyrohen të fshehin dhe shesin drogë si pagesë, në një formë të skllavërisë moderne./Panorama/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco